Çitaku për shkarkimin e Vlora Hysenit: Skandal, paranojë, papërgjegjësi

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti për shkarkimin e Vlora Hysenit nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Çitaku në ‘Facebook’, ka thënë se ky rast është skandal dhe papërgjegjësi.

Sipas saj, Vlora Hyseni ka merituar të trajtohet me respekt dhe mirënjohje.

Postimi i plotë:

Më e pakta që mund të them për këtë rast është: skandal, paranojë, papërgjegjësi!
Të shkarkohet nga detyra një profesioniste e cila i ka shërbyer Agjencionit të Kosovës për Intelegjencë që nga themelimi, një profesioniste e cila ka zgjedhur të jetojë në anonimitet të plotë për t’i shërbyer atdheut, kjo është e rrezikshme.
Vlora Hysenin nuk po e njohim, dhe për shkak të rolit të saj, nuk do të duhej të ja njihnim punën. Por ne e njohim punën e AKI-së.
AKI ka marrë lavdata të vazhdueshme për punën e saj, dhe nga aleatët tanë trajtohet si partner i besueshmëm. Ky sukeses është edhe i zonjës Hyseni.
Vlora Hyseni ka merituar të trajtohet me respekt dhe mirënjohje. Në vend të falenderimit, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e shkarkojnë pa asnjë arsye.
Një gjë duhet kuptuar, kompetenca është shkalla më e lartë e besnikërisë.

Të ngjashme