Çitaku: Përfaqësimi i Kosovës në SHBA ishte nderi i jetës sime

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Vlora Çitaku ka thënë se për të ka qenë nderi i jetës që të përfaqësojë Kosovën në SHBA. Çitaku ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA për më tepër se pesë vjet.

Ajo do të kthehet në Kosovë. Vendimin për kthimin e saj e mori ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ndërsa këtë e ka dekretuar presidentin Hashim Thaçi pas shtatë muaj pritjeje.

“Është zyrtare. Pas mbi pesë vjetëve në Washington DC ka ardhur koha që të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në SHBA ishte nderi i jetës sime. Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që kanë treguar në mua gjatë kësaj kohe. Unë isha vërtetë e privilegjuar që isha në gjendje të tregojë historitë e jashtëzakonshme të rinisë së jashtëzakonshme të Kosovës në Washington DC dhe SHBA. Faleminderit gjithë grave të reja dhe burrave që më kanë inspiruar mua. Të qenit kampione e juaj ka qenë gëzimi më i madh. Për të gjithë miqtë e mi në DC dhe SHBA. Faleminderit për miqësinë dhe bashkëpunimin. Derisa pandemia ka limituar mundësitë, do të mundohem të takohem me sa më tepër nga ju para se të largohem”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme