Çitaku: Përjashtimi i Rusisë nga KE-ja i hapi derën Kosovës që të anëtarësohet

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.

Sipas saj, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës për t’u anëtarësuar.

Postimi i plotë:

Kosova sot ka filluar procedurat e antarësimit në Këshillin e Evropës.
Me përjashtimin e Rusisë nga ky institucion, është krijuar një mundësi e artë.
Votat e nevojshme dhe kriteret e kërkuara Kosova i ka plotësuar moti.
Ne si PDK do ta japim mbështetjen e plotë në këtë proces.

Të ngjashme