Çitaku poston fotografi me Bidenin, e uron për ditëlindjen e 79-të

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për ditëlindjen e 79-të.

“Urime ditëlindjen zoti President”, ka shkruar Çitaku, krahas një fotografie të publikuar me Biden.

Është presidentja Osmani i ka uruar ditëlindjen e 79-të homologu të saj amerikan Joe Biden.

Osmani ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se presidenti Biden është një mik i vërtetë i popullit të Kosovës.

“I uroj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar ditëlindjen e 79-të. Urime ditëlindja z. President. Si një mik i vërtetë i popullit tonë dhe shtetit tonë, sot ne ju bashkohemi juve në festimet e juaja”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme