Çitaku: Qeveria duhet të përgjigjet në këto pyetje për Martin Berishaj

Prishtinë | 17 Gus 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të mërkurën se “agjencioni anti-korrupsion ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit në Kosovës në Kroaci Martin Berishaj”.

Por thotë e “kallëximi penal është për deklarim të rrejshëm të pasurisë”.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se janë edhe disa pyetje funddamentale – për të cilat ka kërkuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

“1.Ku janë dhënë 600.000 euro. 2) Si është pajisur Berishaj me shtetësi brenda ditës. 3) Si i ka kaluar Berishaj filtrat e verifikimit nga AKI”, janë pyetjet e Çitkaut.

“Shkarkimi i vonuar tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë”.

Në lidhje me këtë më parë ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku kërkonin dorëheqjen e Martin Berishajt.

Martin Berishaj akuzohet për “pranimin e 600 mijë eurovë nga kompania energjetike GEN me seli në Beograd”.

Të gjitha akzuat Berishaj i ka mohuar. Atij në mbrojtje i kanë dalë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

“Akuzat nuk janë verifikuar”, ka qenë argumenti i krerëve të shtetit për moshkarkimin e Martin Berishajt – kërkesë disa mujore e opozitës.

E Berishaj e ka vazhduar zakonshëm aktivitetin si ambassador, duke mos e shqyrtuar mundësinë për të dhënë dorëheqje deri ne zbardhjen e rastit. /Express

Të ngjashme