Çitaku: Vizita e Kurti në SHBA mund të kualifikohet si studimore

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në Zvicër, të cilën e ka cilësuar si vizitë studimore.

Ajo ka thënë se është e paprecedent dhe e papërgjegjshme që një kryeministër tash e tri javë të jetë jashtë Kosovës.

Postimi i plotë në “Facebook”:

E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës.

Sot e paska vizituar një fabrikë të çokollatave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje.

Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti.

Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve (kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë )

Të ngjashme