Çka janë tenderët joburimorë për të cilët PDK akuzoi sot Ministrinë e Infrastrukturës?

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Organit Shqyrturs të Prokurimit, Hysni Hoxha, ka folur sot në Info Magazine të Klan Kosovës, më detajisht për çështjen e kontratave për të cilat PDK sot akuzoi ministrin e Infrastrukturës për tenderomani.

Hoxha ka specifikuar se në përgjithësi njihen dy lloje kontratash, ani se Ligji i Prokurimit parasheh shumë çështje delikate, për të cilat ai dhe dha detaje të tjera.

”Kontratat e hapura dhe ato të kufizuara. E në kontratat e me negocim do të hynë ato të kufizuara”.

”Ligji i Prokurimit parasheh çështje shumë delikate. Ku nuk dihen specifikat e tij, ku nuk dihen vlefshmëria e buxhetit të parasë publike. Ku kemi të bëjmë me të drejtën e autorit, kemi të bëjmë me operatorë ekonomikë që pritet të mos ketë operatorë të tjerë, pra janë specifik, e kështu bëhen kontratat me publikim pas njoftimit të kontratës”.

”Dhe secili operator ekonomik i plotëson kushtet minimale. Por në rast, njëri prej operatorëve ekonomik diskualifikohet dhe nuk plotëson këto kushte minimale, ai në fazën e dytë të vlefshmërisë së ofertave, ai eliminohet”.

”Ndërsa te kontratat pa publikim, të negociuara pa publikim, fjala është tek ato kontrata që duhet të lidhen për shkak të emergjencave të ndryshme. Për rrebeshe, përmbytje, për djegie, Ligji i Prokurimit Publik ka paraparë këto kontrata pa publikim”.

”Një lloj kontrate pa publikim që bëhet. Operatorët nuk e kanë paraparë një punë shtesë. Edhe ajo mund të lejohet në negocim, se nuk kalon më shumë se 10% të vlerës së ndryshme të negociatës”.

”Ligji i Prokurimit Publik, ka disa parime bazë, por do të përmendja se një nga parimet kryesore është transparenca, efikasiteti dhe ruajtja e vlerës për para”.

”Tash kemi një anomali tjetër, këto kontrata që lidhen pa publikim, me negocim, përveç atyre përmbajtjeve që parasheh ligji, lidhja pa vend, janë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Sepse me bo një kontratë pa publikim, duhet të kalojë përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP). KRPP duhet të japë një sqarim, që mund të lejohet apo jo”.

Info Magazine: A mund që këto kontrata të shkelin legjislacionin në fuqi, meqë thuhet të jenë aneks-kontrata?

”Nëse janë aneks-kontrata: fjala është për ato aktivitete të prokurimit, që janë në përfundim e sipër. Por, që nuk kalon 10% e vlerës së operatorit ekonomik, vlerës së kontratës. Ato lidhen në mënyrë krejt të ligjshme”.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosoves sot, akuzoi publikisht ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, në dikasterin e Infrastruktures se ka keqpërdorur mbi 9 milionë euro me nënshkrim kontratash, të negociueshme pa konkurrencë dhe joburimore.

Sipas zyrtareve te PDK-se, te 42 kontratat , 90% e tyre e tejkalojnë vlerën e kontratave te nënshkruara.

Të ngjashme