Çka që duhet të dini rreth zgjedhjeve të sotme?

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 07:11 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se këto janë zgjedhjet e shtata më radhë për Kuvendin e Kosovës.

“KQZ-ja ka certifikuar 25 subjekte politike (20 parti politike; 4 koalicione; dhe 1 kandidat të pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 067 kandidatë për deputetë (F 343; M 724)”.

“Në këto zgjedhje numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 937 mijë e 868 votues, ndërkaq numri i qendrave të votimit është 895 me gjithsej 2 547 vendvotime”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar të mbajë disa konferenca gjatë ditës së sotme për të informuar lidhur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje dhe ecurinë e procesit zgjedhor, në orën 08:00; 11:30; 15:30; 19:30 dhe për konferencën ku do të publikohen rezultatet preliminare KQZ-ja do të informojë më vonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme