Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 09:01 | Nga

Me fillim nga ora 10:00, kryeministri Ramush Haradinaj do të takohet me komunitetin e biznesit, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, me qëllim të prezantimit të projekteve konkrete që do të paraqiten në takimin e radhës të BERZH-it.

Ndërsa, nga ora 11:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e rregullt.

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, do të  marrë pjesë në një ceremoni diplomimi në fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë në UP.

Nga ora 10:00 gjithashtu do të mbahet ceremonia zyrtare me rastin e diplomimit të gjeneratës së dytë dhe të tretë të Institutit “Limak” për Shërbime Aeroportuale.

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, dhe ambasadori i Italisë në Kosovë do të përurojë laboratorin për analiza të produkteve bujqësore dhe serës eksperimentale në Pejë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme