Çka u tha në takimin Blinken – Osmani dhe Kurti?

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, priti të martën pasdite sipas orës amerikane në Uashington, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.

Kryediplomati amerikan thotë se lidhja Kosovë-Amerikë do forcohet sepse raportet e superfuqisë botërore e Republikës ballkanike janë tregim i veçantë.

“Ne po punojmë së bashku në kaq shumë çështje që kanë rëndësi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tona. Dua të ju falënderoj sërish për bujarinë tuaj për pritjen e afganëve të rrezikuar dhe përkrahjen e fortë që e kemi pa nga ju për Ukrainën që nga dita e parë e përballjes me agresionin e Rusisë”, shtoi Blinken.

Gjatë fjalës hyrëse shefi i diplomacisë amerikane, u tha mysafirëve nga Prishtina, se presidenti Joe Biden, ka lidhje të fortë më Kosovën dhe se u dërgon përshëndetje që të dyve.

Nga ana e saj kryetarja e Kosovës, foli për rreziqet që i ka vendi nga zhvillimet e fundit në Evropë.

“Siç ju e dini zotëri sekretar, Putin do të vazhdoj të mundohet që ta destabilizoj Evropën edhe nëpërmjet Ballkanit Perëndimor . Ne do të vazhdojmë të kemi nevojë për ndihmën e qëndrueshme nga SHBA-ja dhe aleteve evropian që të sigurohemi që planet e Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon të ndalen”, shtoi Osmani.

Ajo e portretizoi mbështetjen amerikane si diçka ekzistenciale për shtetin që i ka bërë 13 vjet pavarësi.

“Bashkë me kryeministrin presim që të diskutojmë reformat që ne po i adresojmë sidomos në sundimin e ligjit. Faleminderit për përkrahjen tuaj në çdo hap që ne e kemi bërë. Sidomos në përkrahjen që po e marrim nga Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes”

Në takim me dy udhëheqësit kosovar, sekretari Blinken djathtas i kishte dy njerëzit e tij kryesor për Ballkanin, ndihmës sekretaren, Karen Donfried e emisarin Gabriel Escobar.

Të ngjashme