Clinton: Kosova shembull si jetohet në paqe me fqinjët, meriton të jetë në BE dhe NATO

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 15:59 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, tha se Kosova e meriton të jetë në BE dhe NATO si vend i pavarur, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët.

“Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët që është diçka që të gjitha shteti e mëdha dhe të vogla duhet ta bëjnë”.

“Të punojnë brenda dhe jashtë kufijve. Keni mundësinë që ta shfaqni këtë te vendet e tjera në vitet në vazhdim”.

“Kosova meriton të jetë në unionin evropian, në NATO si vend i pavarur”.

Clinton këto komente i bëri pas takimit me presidentin Hashim Thaçi.

Clinton më pas do të takohet edhe me kreun e Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ish-presidenti amerikan po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit. Ai të mërkurën do të marrë pjesë në ceremoninë qendrore që mbahet për të shënuar këtë ditë.

EkonomiaOnline

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoron ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, me Urdhrin e Lirisë

Gepostet von EkonomiaOnline am Dienstag, 11. Juni 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme