Çollaku: Ballkani Perëndimor duhet të hyjë si bllok në BE

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 11:40 | Nga

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian dhe tani Shef i Stafit të Presidentit të Republikës së Kosovës, në një shkrim autorial të botuar në gazetën prestigjioze evropiane EUobserver, ka theksuar se Kosovës duhet t’i ofrohet qartësi në procesin e integrimit në BE, njësoj sikur shteteve tjera të Ballkanit perëndimor.

Në këtë shkrim të publikuar vetëm një javë përpara se Komisioni Evropian të publikoj strategjinë e re për zgjerim për shtetet e Ballkanit perëndimor, Çollaku kërkon nga BE-ja që duke marrë në konsideratë të kaluarën e hidhur konfliktuoze të shteteve gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE, si dhe problemet aktuale ende të pazgjidhura, anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor në BE të ndodhë në të njëjtën kohë dhe në bllok.

Ndërsa në rast se BE-ja vendos që në strategjinë e saj të caktoj afate kohore specifike për anëtarësimin e vetëm të disa shteteve duke i kualifikuar ato si prijëse në procesin e integrimit evropian, ndërsa për të tjerat nuk ofrohet qartësi, duke i konsideruar ato si të mbetura mbrapa, atëherë sipas z. Çollaku një gjë e tillë vetëm do të mund të rrit tensionet në rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme