Çollaku: Demarkacioni si kriter për vizat është i padrejtë por duhet miratuar

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 12:38 | Nga

Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku në një intervistë për Gazetën Zëri e quajti të padrejtë vendimin e Komisionit Evropian për të caktuar si kriter Demarkacionin me Malin e Zi por shtoi se ky kriter duhet përmbushur që të mos i jepet asnjë parlamentari evropian, asnjë shteti evropian që me dashje apo pa dashje ta zvarrisë liberalizimin e vizave asnjë arsye.

“Tani ka ardhur koha që Kuvendi i kosovës të marrë vendimin e merituar në pvrputhje me interesat shtetërore të Republikës së Kosovës.” theksoi Çollaku.

Ministri nga radhët e LDK-së shprehu se procesit të tejzgjatur së liberalizimit të vizave për Kosovën tashmë i ka ardhur fundi dhe se ky vit vshtë vendimtar për lëvizjen pa viza.

Pas miratimit në kuadër të Parlamentit Evropian vendimi përfundimtar për vizat pritet të mbahet jo më larg se nëntori. njoftoi Ministri Çollaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme