Çollaku: Dialogu doli të jetë prioriteti i vetëm i Kurtit

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Bekim Çollaku ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk është duke e bërë publike qasjen për procesin e dialogut me Serbinë.

“Ishte retorikë e mirë e tij që e kemi parë shumë shpesh e që po e përsërit në Bruksel. Kurti ka qenë kundër dialogut të Brukselit sepse ka konsideruar se po i sjell dëme Kosovë. Doli se është prioritet i tij i vetëm në politikën e jashtme”, është shprehur Çollaku, njofton Klan Kosova.

“Ai tha se dialogu duhet të zhvillohet në mes palësh të barabarta dhe kjo nuk është asgjë e re”.

“Sa i përket dialogut nuk kemi dëgjuar asgjë konkrete nga Kurti për substancën, mënyrën dhe qasjen se çfarë do të diskutohet”.

Të ngjashme