Çollaku: Ishim në aeroplan kur Grenell na dërgoi mesazh se ndaj Thaçit është ngritur aktakuzë

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për herë të parë nga kush e morën lajmin për ngritjen e aktakuzës nga ana e Gjykatës Speciale ndaj ish-kryeministrit, Hashim Thaçi.

Çollaku ka thënë se kanë qenë në aeroplan duke udhëhtuar për në ShBA kur kanë marrë një mesazh nga ana e në atë kohë të deleguarit special amerikan për dialogun me Serbinë, Richard Grenell.

Tutje, ai ka shtuar se Shtëpia e Bardhë e ka ditur se Thaçit do t’i ngrihet aktakuzë.

“Ishim në aeroplan kur Grenell na dërgoi mesazh se ndaj Thaçit është ngritur aktakuzë. Ata e kanë ditur se do të ndodhë një gjë e tillë ndaj tij”, ka thënë Bekim Çollaku në Klan Kosova.

Të ngjashme