Çollaku: Qeveria Kurti do të mbahet mend për dështimet që e kanë turpëruar Kosovën në arenën ndërkombëtare

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Ish këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, tha se Qeveria Kurti do të mbahet mend për dështimet që e kanë turpëruar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

” Qeveria aktuale ndër të tjera do të mbahet në mend për dy dështime të rënda, të cilat e kanë turpëruar Kosovën në arenën ndërkombëtare. E para, ka të bëj me rangimin e Kosovës në vendin e parë në botë për numrin e lartë të infektimeve me virusin COVID-19 dhe Delta. E dyta, me shkatërrimin e shpejtë të sistemit diplomatik të Kosovës”.

“Duke qenë në dijeni për këtë situatë të mjerë të diplomacisë sonë, sot Vuçiqi është tallur dhe ka ironizuar me Kosovën, duke thënë se “është i shqetësuar për informacionin se Kosova do të fillojë një fushatë të re më 4 shtator për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.

Kjo situatë është vërtetë e dhimbshme dhe na bën të gjithëve të ndihemi keq. Dëmi i shkaktuar dhe imazhi i keq nuk do të riparohen për vite të tëra”.

Të ngjashme