Çollaku: Vendimi i LDK-së i pritshëm, shumica e kësaj partie do të jenë në sallë për Osmanin

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 11:57 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Çollaku vendimin e Kryesisë së LDK-së dhe kryetarit Lumir Abdixhiku për të përkrahur zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente e cilëson të pritshëm.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online shtoi se kryetari i ri qysh nga marrja  e postit ka deklaruar se LDK do jetë konstruktive në vendimet madhore që do i merr për vendin.

Ai beson që me shumicë absolute LDK-së do të jetë në sallë për të votuar Vjosa Osmanin.

“Vendimet e LDK-së dhe kryesisë së saj, në krye me kryetarin e ri janë të pritshme për faktin se veç në kohën ose momentin kur është inauguru kryetari i ri ka deklaruar se LDK do të jetë konstruktive në të gjitha situatat dhe rrethanat ku mirren vendime të mëdha kombëtare e shtetërore, që i bie se në këtë rast është konsistent në deklarimet dhe parimet kryetari bashkë me gadishmërinë e LDK-së për ti ndihmuar vendit në krijim të kushteve për të zhvilluar tutje proceset që kanë stagnuar”, tha Çollaku.

“Po jam shumë i bindur që shumica absolute do të thotë mund të ndodh një ose dy të mungojnë, por pjesa më e madhe do të jenë në sallë dhe i përshëndes dhe i përgëzoj për gadishmërinë që normalisht është një kontribut i madh, pasi jemi dëshmitar të këtyre pauzave e hendekeve në kuptimin e funksionimit të institucioneve”, theksoi tutje ai.

Lidhur me mundësinë që LDK-ja mos të mbajë fjalën dhe të mosjetë prezent në sallë, analisti Çollaku e konsideron se i takon LDK-së që të ndihmojnë krijimin e institucioneve.

“Opinioni i gjerë e dinë se në LDK është një demokraci brenda partiake që nënkupton një diversitet çasjesh edhe pikëpamjesh, në këtë frymë e shoh shumë normale mos pajtueshmërinë të deritanishme. Unë mendoj që ditën kur do zgjedhet presidentja do të jenë shumica në mos të gjithë, dhe do të mirret vendimi i pritur që për mua është shumë i dobishëm dhe i pritshëm dhe njëkohësisht i pashmangshëm”, u shpreh tutje ai.

“LDK ka një histori të gjatë shtetformuese dhe nuk kishte me qenë mirë për trashëgiminë  e saj për perspektivën e saj njëkohësisht me ba gjëra të tilla dhe prandaj i bie barrë LDK-së që të ndihmojë në krijim të instititucioneve në këtë rast një institucioni madhor siç është presidenti”, deklaroi ai.

Zgjedhjen e Osmanit presidentet ai e cilëson si diçka të nevojshme për vendin dhe si të duhurën.

“Po unë gjithmonë kam pasur simpati për presidenten e pretenduar, Zonjën Osmani dhe që sot i uroj zgjedhjen e saj si e dyta femër në Kosovë dhe një personalitet që do jetë e suksesshme në punën e vet”, përfundoi Çollaku.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me Grupin Parlamentar të kësaj partie, tha se kanë marrë vendim që të qëndrojnë në sallë kur do të votohet Vjosa Osmani, për presidente.

Të ngjashme