Cooper: Tahiri dhe Stefanoviq erdhën nervoz në dialog, edhe më nervoz Thaçi dhe Daçiq

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Robert Cooper ka ndarë detaje nga nisja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi më 2011 në Bruksel.

Ai nga pozita e kryenegociatorit ka thënë se i ka parë të dyja palët të kenë qenë nervoz.

“Që në takimin e parë që patën nga lufta të dyja palët kanë qenë nervoz. Borko Stefanoviq dhe Edita Tahiri një politikane me shumë përvojë por që të dy ishin shumë nervoz. Edhe kur CatherineAshton i bëri bashkë Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiq, ata ishin edhe më nervoz”.

“Ata ishin nervoz në mënyrë të ndryshme, Borko ishte dhënë një punë e ndyrë, që të merrej me Kosovën dhe që gjithçka mund të shkonte keq për ta. Ai ishte në Amerikë dhe i thanë “djaloshi budalla”. Kurse Edita Tahiri ishte nervoz sepse Kosova për herë të parë si shtet po ulej përballë Serbisë”, ka thënë Cooper.

Cooper në Info Magazine ka thënë se nganjëherë bisedimet kanë shkuar më lehtë se që është pritur.

“Jo gjithçka ishte e lehtë. Të dyja palët ishin bashkëpunuese”, ka theksuar si duke përmendur marrëveshjen për menaxhimin e kufijve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme