Coronavirusi reduktoi linjat ajrore, ende nuk u realizua asnjë fluturim Prishtinë-Beograd

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara në një konferencë për medie ka folur për marrëveshjen që synon rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, e cila u  nënshkrua në Berlin në ambasadën e SHBA.

Gara njoftoi se për shkak të përhapjes së pandemisë, ende nuk është realizuar asnjë fluturim Prishtinë-Beograd.

Ajo me tej, tha se ka pasur reduktime dhe anulime të fluturimeve pas masave të marra nga Qeveria për parandalimin e virusit Corona. Derisa tha se fluturimet që realizohen mbesin në përgjegjësinë e kompanive ajrore.

“Ne akoma nuk kemi pasur asnjë fluturim Kosovë-Serbi. Të gjitha janë anuluar tani në këtë kohë të pandemisë nuk vërejmë ndonjë ndryshim sepse kjo linjë akoma nuk ka filluar. Ne reduktime kemi pasur qysh nga masat e para që janë marrë nga Qeveria për anulimin e fluturimeve.

“Brenda javës janë 3 apo 4 fluturime që realizohen kryesisht Euro Vings. Kjo mbetet në përgjegjësinë e kompanive ajrore se sa do të kenë interes të operojnë fluturime të tjera, deri në vendimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo.

Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmen do të realizohen nga kompania gjermane Lufthansa.

Të ngjashme