Çoviq: Rezolutat mbi Srebrenicën – modë rajonale për presion mbi Serbinë për ta njohur Kosovën

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-kreu i Qendrës Koordinuese për Kosovën, Nebojsha Çoviq tha se nuk ishte për t’u habitur që Prishtina vendosi të miratojë Rezolutën për Srebrenicën, e cila siç tha ai u bë një modë rajonale, si pjesë e presionit shtesë ndaj Beogradit dhe udhëheqjes serbe për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Është e pritshme që do të ketë shumë më tepër në mënyra të ndryshme dhe rezolutat rreth Srebrenicës janë bërë një modë rajonale”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se mbështet vlerësimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se është një ringjallje politike, e gjitha brenda projektit dhe qasjes se si të bëhet presion shtesë mbi Serbinë në mënyrë që të njihet pavarësia, raporton Tanjug.

“Ata thjesht po ndryshojnë modalitete të caktuara, por ata po harrojnë gjënë kryesore – që ata nuk kanë zbatuar ndonjë marrëveshje”, deklaroi Çoviq.

Sipas tij, klima dhe ambienti në Evropë po krijohen asisoj që Serbia dhe serbët janë fajtorë për gjithçka./Klankosova.tv/.

Të ngjashme