Daçiq: Do ta vazhdojmë aksionin diplomatikë kundër Kosovës

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 10:53 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se do të vazhdojmë aksionin diplomatik për rrëzimin e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës.

“Në vitin 2017, filloi tërheqja e njohjeve për Kosovën, dhe kjo nuk do të ketë fund. Ne po vazhdojmë një aksion diplomatik për të rrëzuar numrin e vendeve që kanë njohur Kosovën”, ka thënë Daçiq, shkruan pink.rs.

Daçiq po ashtu ka numëruar edhe vendet të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Egjipti ndryshon vendimin e saj për Kosovën, atëherë numri i vendeve që e njohin Prishtinën nga 106 vende do të bie në 100”, është shprehur Daçiq.

Në fund të vitit të kaluar, Guinea – Bissau dhe Surinami kanë deklaruar se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe nëse Egjipti vazhdon me këtë politikë, mund të qojë në një valë të re të tërheqjeve nga vendet arabe dhe afrikane, nga të cilat Kajro ka një ndikim të madh, shkruan gazeta serbe, pink.rs. /Insajderi.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme