Daçiq: Edhe 10 shtete po e shqyrtojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 10:04 | Nga

Pas “ngrirjes” së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Liberia, siç kanë n njoftuar dy ditë më parë medie të Beogradit, shefi i diplomacisë serbe paralajmëron vendime të ngjashme edhe nga vende të tjera të botës, transmeton Koha.net.

Kështu, sipas Ivica Daçiqit, siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, janë të paktën 10 vende që po e masin e qëndrimin e vet për Kosovën.

Daçiq thotë se shumë nga këto vende, kur e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës ” nuk kanë pasur informata të drejta dhe tash kur po e shohin si qëndrojnë gjërat, po i shqyrtojnë vendimet rreth saj. Për këtë shkak, kemi arsye te arsye të besojmë se numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën do të bjerrë nën 100”, ka thënë ai.

“Kosova vetëm mund të ëndërrojë se do të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare”, është kërcënuar Daçiqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme