Daçiq kërkon dialog në OKB, paralajmëron trazira në veri

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bëri thirrje për dialog dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës në mënyrë paqësore, duke gjetur një zgjidhje kompromisi.

“Më lejoni të bëj thirrje për dialog dhe zgjidhje të problemit. Ajo që na duhet janë palë që veprojnë në mënyre racionale dhe që janë të gatshme të arrijnë marrëveshje dhe t’i zbatojnë ato”.

Daçiq përderisa përmendi aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, tha se situata në Kosovë nuk është e qëndrueshme.

“Përdorimi i forcës së tepërt policore është indikacion për një qëllim krejt tjetër. Qëllimi është që t’i frikësojë serbët në veri”

Ai deklaroi se as nuk duhet të mendohet për zvogëlimin e misionit të UNMIK-ut, përderisa tha se do të ketë trazira në veri të Kosovës.

“Nga niveli më i lartë i OKB-së, më duhet të ju paralamëroj se autoritetet e Kosovës po planifikojnë një sulm në Veri. Paralajmërimi jonë është shumë serioz”.

Daçiq përmendi edhe fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Brovina, e cila prentedohej se tregonte një rast të përdhunimit në Kosovë por doli se nuk ishte autentike, duke thënë se “Brovina ka ofenduar të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme