Daçiq: Kosova nuk do të heqë taksën, Serbia do ta parandalojë pranimin në Interpol

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Beogradi do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të SHBA-së. Kështu zv.kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se Kosova nuk do të heqë taksën, ndërsa Serbia po përgatitet që  ta parandalojë pranimin në Interpol.


Dacic shpërfill paralajmërimet e shteteve të Quintit, thotë se do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës. Ai bashkë me Nebojsa Stefanovic, Zëvendëskryeministren e Serbisë  diskutuan për aktivitetet e mëtutjeshme për të parandaluar pranimin e shtetit Kosovës në Interpol.

Dacic dhe Stefanovic shikuan hapat e ndërmarrë deri më tani nga MPB, por edhe autoritetet e tjera shtetërore në kundërshtimin e përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e një organizate ndërkombëtare policore.

Ata u pajtuan gjithashtu për aktivitetet konkrete që do të ndërmerren nga Asambleja e Përgjithshme e Interpolit në tetor në Kili për të parandaluar politizimin e organizatës.

“Prishtina nuk do ta heq taksë, deri sa të mbarojnë zgjedhjet atje nuk do të ketë asgjë”, u shpreh Dacic.

Gjithashtu, Ivica Dacic, thotë se Beogardi do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës dhe të parandalojë hyrjen e saj në Interpol dhe UNESCO./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme