Daçiq: Kosova po do ta pushtojë Trepçën, e po planifikon sulme në veri

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Synimi i radhës në Prishtinë është pushtimi i Trepçës, mund të ketë edhe vendosje mjetesh të ndryshme eksplozive anekënd veriut të Kosovës, vazhdoi me ‘diplomacinë e tij’ ministri serb Ivica Dacic.

Këto paralajmërime i bëri Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB’së për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug. Ai shtoi se këto ‘informacione’ i ka bartur edhe tek partnerët ndërkombëtarë perëndimorë.

Dacic ka thënë pas mbledhjes se “Ka informacion të tillë dhe ne ju kemi shpërndarë atë partnerët ndërkombëtarë perëndimor e ata i dinë të gjitha. Kjo është sfidë e madhe dhe për këtë kam paralajmëruar KFOR, pasi e kanë detyrë të mbrojnë të gjithë qytetarët pa dallim serbë a shqiptarë, ata duhet ta ndalojnë sulmin në veri të Kosovës. Nëse KFOR nuk vepron vihemi mund të vijë deri tek rreziku i destabilizimit të tërë rajonit” theksoi krye diplomati serb.

Ivica Dacic vlerësoi se është e qartë se ka indikacione e dëshirë që gjithmonë të ketë ngjarje, lëvizje e provokime të njëanshme që do të na largojnë edhe më shumë nga dialogu e zgjidhja.

Ai shtoi se Beogradit nuk i konvenon përkeqësimi, por se duan vazhdimin e dialogut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme