Daçiq: Macron angazhohet aktivisht në dialog pas zgjedhjeve në Kosovë

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se presidenti francez, Emmanuel Macron i kishte thënë atij se do të angazhohet aktivisht në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit pas zgjedhjeve të Kosovës.

Kryediplomati serb i tha Blicit se ai u takua me Macron në margjinën e Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, transmeton Klan Kosova.

Me presidentin e Francës, Emmanuel Macron të hënën është takuar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka njoftuar se homologu i tij francez i ka konfirmuar se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.

Thaçi takoi Macron me rastin e pjesëmarrjes në pritjen e organizuar nga Macron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac që ndërroi jetë të enjten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme