Daçiq: Në vitin 2019, me Kosovën do të merremi në një format tjetër

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se në 2019-ën, Serbia me siguri do të merret intensivisht me çështjen e Kosovës dhe “ndoshta në një format tjetër “.

“Askush nuk mund të thotë se do ta zgjidhim çështjen e Kosovës vitin e ardhshëm, të paktën asnjë nga politikanët seriozë në vendin tonë dhe në botë. Sa më përket mua, unë do të doja të kisha një marrëveshje dhe një zgjidhje nesër, por kjo nuk është reale, për të përfunduar ” tha kryediplomati serb për gazetën “Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme