Daçiq, i pakënaqur: S’po vlerësohet tërheqja e njohjeve për Kosovën

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 14:56 | Nga

Ministri i Jashtëm i Serbisë , Ivica Daçiq, u shpreh sot shumë i dëshpëruar me qëndrimin e opinionit vendës ndaj tërheqjes së njohjeve për Kosovën dhe luftës që po bën Serbia në këtë drejtim, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Daçiq u ankua në TV Pink ndaj opinionit vendës i cili tërheqjen e njohjeve për Kosovën e nënçmojnë dhe paraqesin si të parëndësishme.

“Gjashtë vende e kanë tërhequr njohjen dhe ne themi se ato janë të parëndësishme. Duhet ta kuptojmë se vota në Kombet e Bashkuara është votë. Secila votë është e barabartë”, është shprehur Daçiq.

Ai këtij mediumi i tha se Serbia do të vazhdojë betejën ndër miq nga koha e Jugosllavisë që të ndodhin sa më shumë tërheqje njohjesh për pavarësinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme