Daçiq: Referendumi nuk ka të bëjë me Kosovën

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë nuk ka të bëjë fare me Kosovën dhe as me preambulën e Kushtetutës së Serbisë, por me atë se zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të bëhet nga organet e larta prokuroriale dhe gjyqësore dhe jo nga parlamenti.

Ai shtoi se gënjeshtrat duhet të largohen rreth asaj se referendumi ka të bëjë me Kosovën, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur për TV Pink, kreu i Partisë Socialiste të Serbisë tha se SPS do të mbajë një kongres vitin e ardhshëm, por sigurisht që nuk do të jetë para zgjedhjeve.

Të ngjashme