Daçiq: Serbia kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 15:39 | Nga

Serbia nuk i sheh pozitivisht paralajmërimet për  formimin  e ushtrisë së Kosovës dhe në kuptimin politik do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar atë.

Kështu ka deklaruar sot ministri  i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.

“Por, siç e dini, ata bëjnë veprime të njëanshme, dhe pasojat e kësaj politike janë qartë të dukshme – shkaktojnë jostabilitet në rajon”, ka thënë ai në një konferencë për media, raportojnë mediat serbe.

Ky reagim i kryediplomatit serb erdhi në ditën kur presidentit i Kosovës Hashim Thaçi ia dorëzoi projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës kryekuvendarit Kadri Veseli që i hap rrugë krijimit të ushtrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme