Daçiq: Serbia mirënjohëse ndaj 5 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 08:43 | Nga

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se për shtetin serb kanë shumë rëndësi pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai ka bërë të ditur se Serbia do të mundohet të mbajë komunikim të vazhdueshëm, që raportet e shteti serb të jenë cilësore me këto shtete, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që ato vende të informohen në lidhje me veprimet tona në dialogun e Brukselit. Është e rëndësishme sepse pa to gjendja do të ishte e vështirë”, tha Daçiq.

Qipro, Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, e që Serbia ka raporte mjaft të mira me këto shtete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme