Daçiq: Shumë keq që gjithçka shikohet përmes dialogut me Kosovën

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk po ecën aq shpejt sa duhet në integrimin evropian, sepse sipas tij rruga e tyre evropiane kushtëzohet nga përparimi në dialogun me Prishtinën.

“Ne marrim kritika për gjendjen në gjyqësor dhe korrupsionin, por se a ka përparim në dialog, a mendoni se dikush do të merrej me të”, pyeti kryediplomati serb duke shtuar se është shumë keq që gjithçka shikohet përmes dialogut Kosovë-Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme