Daçiq: S’ka kohë më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 12:30 | Nga

Situata është aktualisht e tillë që kemi një mundësi të mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës me kompromis. Kështu ka vlerësuar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka shtuar se nuk e di nëse dhe kur do të ketë mundësi më të mira.

Kryediplomati serb tha se pozicionet e Rusisë, e cila sipas tij u bë superfuqi, kanë ndryshuar dhe kanë marrëdhënie shumë më të ngushta me Serbinë sesa 20 vjet më parë, transmeton Klan Kosova.

Daçiq njëherit ka thënë se  Shtetet e Bashkuara dhe politika e saj e jashtme kanë ndryshuar.

Të ngjashme