Daçiq: S’lejojmë ndryshim të marrëveshjes për Asociacionin

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 13:21 | Nga

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk lejojnë ndryshim të marrëveshjes së arritur me Kosovën për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klan Kosova.

Daçiq, duke folur në një radio beogradase, ka deklaruar se Prishtina zyrtare e ka ndërmend të propozojë ndryshim të marrëveshjes, por pala serbe nuk pranon diçka të tillë.

Ai shtoi se nuk do të marrin parasysh kurrfarë ndryshimesh që provohen t’i bëhen marrëveshjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme