Daçiq thotë se edhe Grenada e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq po thotë se edhe shteti i Grenadës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Daçiqit, Grenada është shteti i nëntë që e ka bërë një gjë të tillë si rrjedhojë e lobimit të diplomacisë serbe, transmeton lajmi.net.

Këto komente Daçiq i bëri sot në mëngjes duke folur për agjencinë serbe të lajmeve  “Tanjug”.

Kujtojmë se më herët, sipas deklaratave të Daçiqit, njohjen e Kosovës e kishin tërhequr edhe tetë shtete tjera.

Deklarata të tilla të Daçiq ishin demantuar vazhdimisht nga MPJ e Kosovës, dhe të njëjtat ishin cilësuar si propaganda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme