Daçiq thumbon Pacollin: E turpshme çfarë po bëjnë shqiptarët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 09:32 | Nga

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se është e turpshme ajo që po bëjnë përfaqësuesit e Kosovës në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Daçiq ka deklaruar se Prishtina në Nju Jork ka dërguar 41 përfaqësues ndërsa delegacioni serb i kryesuar nga kryeministrja, Ana Bërnabiq ka dhjetë anëtarë, transmeton lajmi.net.

Ministri i Jashtëm serb theksoi se delegacioni i Prishtinës nuk ishte i ftuar zyrtarisht në takim me kryeministrin e Marokos.

“Nëse shikoni në Tëitter mund të shihni lajme të ndryshme, edhe takime nëpër korridore. Ishte një turp i madh kur kryeministrit maroken Pacolli iu afrua dhe më pas shkroi se kishte diskutuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.

“Gjithçka që shqiptarët bëjnë është mëngjes i vonë”, ka ironizuar Daçiq.

Të ngjashme