Daçiq vëren ndryshim qëndrimi të SHBA-së ndaj Kosovës

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 16:17 | Nga

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se përkrah propozimin e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për kufizimin me Kosovën, me vërejtjen se ai për këtë është angazhuar që dhjetë vjet, transmeton Koha.net.

Sipas tij, më i rëndësishmi dhe më i madhi është ndryshimi i qëndrimit të Amerikës, e cila, sipas tij, më herë kishte menduar se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe se Serbia vetëm duhej ta njihte, ndërsa, tash, ka thënë ai, administrata e re e ka ndryshuar pozicionin dhe është e hapur të shikojë të gjitha propozimet për zgjidhje kreative e fleksiibile.

Ai ka shtuar se tashmë se SHBA-ja, Rusia dhe Franca janë të disponuara që të gjendet në zgjidhje kompromisi, ndërsa ka akuzuar Kosovën se “ajo po i rëndon bisedat” duke mos e dashur kompromisin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme