Daçiq: Vuçiq- do të ankohet në NATO për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Ivica Daçiq ka thënë se Serbia pranon që në Kosovë të jenë prezente vetëm forcat e KFOR-it.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia pranon që në Kosovë të jenë prezente vetëm forcat e KFOR-it dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 8 tetor në një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg do të bisedojnë për problemet rreth themelimit të ushtrisë së Kosovës, që sipas tij është në kundërshtim me Rezolutën 1244.

Ai gjatë një bisede për “RTS” ka thënë se ekziston “konfuzion i vogël” i perëndimoreve rreth qëndrimit të tyre për ushtrinë e Kosovës.

“Për ne asgjë më nuk mund të jetë befasi kur bëhet fjalë për qëndrimet e disa shteteve perëndimore. Por, e vërteta është një, se me asnjë dokument nuk parashihet krijimi i forcave të armatosura të Kosovës dhe se është në kundërshtim me Rezolutën 1244, andaj të vetmet forca të armatosura atje duhet të jenë ato të KFOR-it”, u shpreh Daçiq, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu shpjegoi se pozicioni i Serbisë në dialog me Prishtinën është “dukshëm më i mirë dhe më ndryshe për dallim nga pesë – gjashtë vite më parë”.

“Ne edhe sot jemi lojtar aktiv në lojë, dhe jo dikush që për dikë vendos pa vetëdijen dhe dëshirën tonë. Serbia është partner i përgjegjshëm dhe kredibil andaj sigurisht se jemi konstruktiv, por kjo nuk është dobësia jonë, por forcë për të kërkuar kompromis”, shpjegoi ai, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu theksoi se nëse Prishtina nuk kërkon kompromis, nuk ka problem, por duhet ta dinë se Serbia nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Daçiq po ashtu ka thënë se “gjithmonë dëshpërohem” kur lexo0j se “disa në Beograd tallen” kur përmend emrin e ndonjë shteti që mund ta tërheq njohjen e Kosovës.

“Në Prishtinë kur Barbadosi e njeh Kosovën festojnë me fishekzjarrë, kjo tregon se çfarë jemi ne”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme