Daçiqi falënderon Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq e ka falënderuar Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kirgiz, Chingiz Aidarbekov.

Si njofton zyra për shtyp e ministrisë së këtij shteti, Daçiqi gjatë telefonatës me Aidarbekovin e ka shprehur falënderimin për “qëndrimin parimor të Kirgizisë për mosnjohjen e Kosovës”.

“Serbia është e vendosur për zhvillimin e mëtejmë dhe avansimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe thellimit të raporteve tradicionale miqësore me Kirgizinë”, i ka thënë mes tjerash Daçiqi Aidarbekovit.

Mediet kanë raportuar se pas heqjes së reciprocitetit, Serbia është pajtuar që ta ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Por vetë Daçiq e kishte mohuar një gjë të tillë.

Të ngjashme