Daçiqi takohet me homologun sllovak, diskutojnë edhe për Kosovën

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Ivica Daçiq është takuar sot në Beograd me homologun e tij sllovak, Miroslav Lajçak.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është takuar sot në Beograd me homologun e tij sllovak, Miroslav Lajçak.

Të dyja palët kanë konstatuar se shtetet kanë raport të shkëlqyeshëm bilateral dhe kjo dëshmohet edhe nga takimet e shpeshta të krerëve të dyja shteteve, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Lajçak është interesuar edhe për zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe mundësinë e vazhdimit të dialogut pas formimit të qeverisë së re në Kosovë.

Ai ka thënë se Bashkësia Evropiane duhet të jetë e angazhuar në rajon dhe për këtë temë ai kishte folur të martën në takimin e ministrave të BE-së në Luksemburg.

Kurse, Daçiq e informoi mysafirin e tij për gjendjen politike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit si dhe tërheqjen e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

Të ngjashme