Daka arsyeton mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë, bën thirrje të mos bëhet panik

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 11:14 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhje në lidhje me aktivitetet për zgjedhjet e 15 marsit në Komunën e Podujevës, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha masat me institucionet përgjegjëse, prandaj edhe ka bëri thirrje të mos bëhet panik, sa i përket Coronavirusit.

Ajo kërkoi që për shkak të sigurisë qytetarët të dalin në grupe sa më të vogla për të votuar.

“Pasi nuk kemi asnjë rast të konfirmuar nuk kemi nevojë për ndonjë shqetësim. Do ti marrim masat siç janë paraparë nga MSh-ja. Ftoj qytetarët të mos vijnë në mase të madhe, të mbrohemi nga grumbullimi”, u shpreh Daka duke shtuar se nuk e kanë parë të arsyeshme që të anulohen zgjedhjet.

“KQZ-ja e ka shqyrtuar me kujdes. Kemi marrë një udhëzim se si duhet të sillemi. Qytetarët nuk kanë kontakte fizike, fletëvotimet nuk munden me qenë të kontaminuar”.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Yll Buleshkaj njoftoi se në total do të jenë 1 544 vëzhgues për këto zgjedhje, raporton EO.

“Janë 67 vëzhgues të akredituar. Totali deri më tani 1 544 vëzhgues. Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë 3 subjektet politike që garojnë në këto zgjedhje, OJQ vendore dhe ndërkombëtare si dhe media të ndryshme”.

Buleshkaj potencoi se kanë bërë gjitha përgatitjet për zgjedhje si dhe masat mbrojtjes kundër virusit, raporton EO.

“Të gjitha përgatitjet janë përfunduar, gjithçka është në rregull. Jemi duke i zbatuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj Coronavirusit për stafin dhe qendrën”.

“Të ketë dizenfektantë, jemi në zbatim të plotë të rekomandimeve. Shkollat janë dezinfektuar dhe votuesit duhet të dalin, nëse është e mundshme të mos dalin të gjithë për njëherë”.

Të ngjashme