Daka: Balotazhi në Drenas mbahet më 1 janar 2017

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 22:00 | Nga Hasan Hoti

Votimet e balotazhit ndërmjet dy kandidatëve të parë për kryetar të Drenasit pritet të mbahen në ditën e parë të vitit 2017.

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka sqaruar për gazetarët se nëse do të ketë balotazh, sipas ligjit ai duhet të mbahet katër javë pas ditës së votimit në raundin e parë – që përkon me 1 janarin.

Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) ka shpallur rezultatet e saj preliminare, sipas të cilave PDK-ja ka fituar 46.5%, por që nuk janë të mjaftueshme që kandidati Ramiz Lladrovci të fitojë në raundin e parë.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë nisur të publikohen në kohë reale, menjëherë pas numërimit, rezultatet e nga zgjedhjet e sotme për kryetar të Drenasit.

Nga 63 vendvotime të procesuara (87,50%) nga 72 sa janë gjithsej, prin kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, me 45,54 për qind.

I dyti është kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, me 27,60 për qind.

Të ngjashme