KQZ: Deri në orën 15, votuan 14 193 votues

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 15:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka bërë të ditur se në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga vëzhguesit e KQZ-së, numri i votuesve deri në ora 15:00 është 14 193 votues, apo 27% e votuesve.

Në konferencën për media, Daka tha se deri më tani procesi zgjedhor për kryetar të Komunës së Drenasit ka shkuar në rregull.

Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në ora 19:00, me ç’rast do të jepen detaje për mbylljen e vendvotimeve dhe numrin e votuesve.

Të ngjashme