Daka flet pas fillimit të vlerësimit të zarfeve nga Serbia, tregon se kur shpallen rezultatet

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 15:50 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka tha se zarfet e ardhura nga Serbia po verifikohen bashkë me Policinë.

Daka gjatë vizitës që bëri në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve (QNR) i tha Ekonomia Online se kanë marrë konfirmim se është e sigurt të bëhet vlerësimi i këtyre zarfeve.

“Asgjë nuk po ndodhë, meqenëse tani kanë përfunduar proceduarat e votimit dhe kemi marrë konfirmim se është e sigurt të bëhet vlerësimi i këtyre zarfeve”.

“Kemi marrë gjitha masat në bashkëpunim me policinë dhe ka filluar vlerësimi i këtyre zarfeve të ardhura”.

Gjatë se mërkurës zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspertë të forenzikës kanë hapur pas 10 ditëve dyert e sallës në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilën janë të vendosura zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia.

Daka më tej ka sqaruar të enjten do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevojat të veçanta.

Ajo ka sqaruar se rezultatet do të shpallen në fillim të javës së ardhshme.

“Sipas asaj që po shohim sipas gjasave sot do përfundojë rinumërimi me vendim të KQZ-së dhe nesër do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe tjerave”.

“Sipas dinamikës që po zhvillohet rezultati do të bëhet në fillimin e javës së ardhshme”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme