Daka i drejtohet Avokatit të Popullit për shkarkimin nga presidentja, kërkon ta procedojë në Kushtetuese

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 13:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, i ka dërguar kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin nga presidentja Vjosa Osmnai, raporton Ekonomia Online.

Daka beson që pasë gjashtë muajve kjo çështje do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ashtu siç e kam paralajmërua e kam dorëzuar ankesën time, shpresoj që në kuadër të kompetencave do ta shfrytëzojë të drejtën e tij. Avokati i Popullit është institucion i pavarur dhe në momentit kur i kërkohet që ta dërgoj këtë kërkesë”.

“Unë konsideroj që pas këtyre raporteve që kanë dal nga BE-ja edhe Avokati i Popullit ka bazë ligjore që kërkesën time ta shqyrtojë në Gjykatën Kushtetuese”.

Ajo tha se deri tani ka pritur se kjo çështje do të ngritët nga deputetët e Kuvendit.

“Kam prit, pasi kam konsiderua që deputetët do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e kushtueshmërisë, por deputetët nuk kanë pasë shumë gatishmëri. Por edhe për shkak të zgjedhjeve nuk kam dashur që askush të mos  e përdor për çështje politike.

“Nuk jam ankuar në gjykata tjera pasi konsideroj që nuk ka mundësi që të vlerësohet vendimi i presidentit, kjo mund të bëhet nga Gjykata Kushtetuese”.

“Është për të ardhur keq që një juriste dhe e para e shteti të thotë që unë kam ndërhy në vendimet në PZAP-së, në qoftë se presidentja ka dijeni për ndonjë ndërhyrje të pa ligjshme është dashur të bëjë kallëzim penal, e jo të më shkarkoj”.

Misioni i Bashkimit Evropian prezantoi ditë më parë një raport fillestar mbi procesin zgjedhor të 17 tetorit, ku thuhet se ekziston një dispozitë ligjore e paqartë lidhur me vendimin e presidentes Osmani, për shkarkimin e Dakës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme