Daka “inspekton” procesin zgjedhor, gjithçka në rregull

Drenas | 04 Dhj 2016 | 09:53 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi, kanë përcjellë nga afër procesin e votimit në Komunën e Gllogocit, konkretisht në Qendrën e Votimit, Shkolla Fillore “Rasim Kiqina”, që gjendet në qendër të qytetit.

Në pyetjen e Ekonomia Online, se a ka pasur parregullsi të cilat ndikojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Daka ka thënë se procesi i votimit në përgjithësi në këtë komunë është duke shkuar mirë, dhe se nuk ka ndonjë pengesë që ia vlen të theksohet.

“Nuk ka pas asnjë parregullsi. Të gjithë jemi njerëz dhe vëzhguesit janë të tillë dhe mundet me pas ndonjë pengesë të vogël teknike por nuk ka ndonjë pengesë e cila dëmton procesin apo ndonjë veprim i qëllimshëm për të prishur procesit të votimit”, ka pohuar ajo.

daka1

Të ngjashme