Daka: Ligjin mund ta ndryshojmë çdo ditë, por jo vetëdijen e njerëzve e të partive politike

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 08:03 | Nga

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, thotë se standardet e zgjedhjeve i minon mungesa e besimit tek ata që i organizojnë.

Për Dakën, më shumë se ndryshimi i ligjit zgjedhor ka rëndësi zbatimi i tij si dhe sjellja e partive në zgjedhje.

“Ligjin mund ta ndryshojmë çdo ditë, por jo vetëdijen e njerëzve apo të partive politike”, thotë Daka.

Kryetarja e KQZ-së thotë se institucioni që drejton është i detyruar të zhvillojë zgjedhje kurdo që ato të thirren nga presidenti i Republikës. Ndërkohë, kujton ndikimin potencial që mund të ketë në cilësinë e zgjedhjeve afatet e ngushta kohore për përgatitjen e tyre. (Telegrafi)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme