Daka: Me shkarkimin tim u tentua të kontrollohet KQZ-ja, u cenua integriteti i këtij institucioni

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se me shkarkimin e saj nga pozita e kryesues është cenuar integriteti i KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Në një përgjigje me shkrim, Daka ka thënë se mënyra sesi është shkarkuar, ka pasur synim që KQZ-ja të kontrollohet nga partia në pushtet.

“Po natyrisht qe është cenuar integriteti i KQZ-së sepse është institucion i pavarur. Ndërhyrja është bërë me vet faktin nga mënyra se si jam shkarkuar dhe tregon intencën qe ky institucion të kontrollohet. Me faktin që znj. Osmani ka kërkuar nga unë që të jap dorëheqje është tregues se fillimisht është pritur qe kjo heshtje të kalojë në qetësi me një “mirënjohje” e cila do të më qetësonte, ndërsa  presidenca nuk do te kishte kokëçarje”, tha Daka.

Të ngjashme