Daka për verifikimin e votuesve nga jashtë: Procesi është i komplikuar, kritikat janë dashakeqe

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 15:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka vizituar qendrën e thirrjeve ku po verifikohen aplikuesit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ajo ka thënë se verifikimi është proces i komplikuar dhe se janë duke bërë të pamundur që të gjithëve tu mundësohet të votojnë.

Daka ka sqaruar se janë verifikuar 8 000 aplikues, madje i ka quajtur dashakeqe kritikat lidhur me këtë proces.

“Kritikat i shoh dashakeqe sepse është një proces i komplikuar. Ne jemi duke bërë të pamundurën. Janë verifikuar 8 000 qytetarë të gjithë janë duke u lajmëruar”.

“Ne jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’iu mundësojmë qytetarëve të votojnë. Ne si KQZ e caktojë afatin e fushatës ndërsa se si respektohen masat janë kompetent Policia dhe IKShPK-ja”.

“Ne do t’i thërrasim derisa të lajmërohen sepse i gjithë fokusi është në telefonata sa i përket diasporës. Mund të keqpërdoret mirëpo këta djem dhe vajza punojnë deri në ora 12:00 të natës”.

Me qëllim të zbatimit të Vendimit dhe Udhëzimit të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, KQZ ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve, ku në funksion janë 25 linja telefonike.

Lexo më shumë:

Të ngjashme