Daka: Ta ruajmë standardin e zgjedhjeve të qershorit

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 08:05 | Nga

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë thirrje që të dielën procesi i zgjedhjeve lokale të bëhet fer dhe demokratik

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Daka ka thënë se Kosova duhet ta ruajë standardin zgjedhor të krijuar në zgjedhjet nacionale të qershorit.

Ajo i ka siguruar qytetarët se do të mbrohet vullneti i tyre politik më 22 tetor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ka ftuar subjektet politike dhe komisionarët të angazhohen maksimalisht për një proces zgjedhor transparent dhe demokratik.

Në të kundërtën, ajo ka theksuar se prishësit e këtij procesi do të përballen me drejtësinë. Daka e ka vlerësuar të qetë dhe në kuadër të ligjit fushatën zgjedhore prej 30 ditëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme